Gigi Hadid tregon elegancën e saj në Javën e Modës në Milano

Gigi Hadid tregoi sensin e saj elegant të stilit me një veshje krejt të bardhë teksa doli në Itali gjatë Javës së Modës në Milano të enjten.

Modelja 28-vjeçe, tregoi belin e saj të tonifikuar me një këmishë të gjatë të madhe, të cilën e mbante të lidhur lirshëm.

Ajo kishte zgjedhur edhe një palë xhinse të bardha, të cilat i kombinoi me një rrip të zi.

Hadid, nënë e një fëmije, zgjodhi rehatinë me një palë atlete Adidas.

Engjëlli i Victoria Secret, për aksesorë zgjodhi një palë syze dielli të zeza si dhe një gjerdan prej ari. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.