Vdesin 2 persona, plagosen 19 të tjerë
Sirenat e alarmit ranë pa pushim në shumë qytete të Ukrainës, ndërsa rusia ndërmori një ofensivë të gjerë bombardimesh me raketa. Këto janë pamjet e shpërthimeve që ndodhën në Kiev, teksa flakët ndiçuan horizontin e kryeqytetit gjate gjithë nates.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se si pasojë e këtij sulmi në Kiev të paktën 7 persona mbetën të plagosur, përfshi edhe një vajzë 9-vjeçare. Gjithsesi, autoritetet besojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, pasi persona të tjerë mund të jenë nën rrënoja. Dy persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën në Kherson në Ukrainën jugore.
Shtatë persona të tjerë u plagosën në qytetin qendror të Ukrainës, Cherkasy, i cili gjithashtu u godit mëngjesin e sotëm nga bombardimet nga forcat e Moskës. Krahas viktimave dhe të plagosurve sulmi rus shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, teksa shumë pallate dhe objekte të tjera të infrastrukturës jetike u shkatërruan.
Tv Klan