Deputetja nga Vetëvendosje, Jeta Statovci është shprehur se një Komision Hetimor për rezervat shtetërore do të ishte i palogjikshëm si proces, për shkak se çështja veçse është duke u trajtuar nga organet e rendit dhe sigurisë.
Ajo në Info Magazine tha se këtë e dëshmon edhe fakti i materialeve të cilat janë të klasifikuara, por sidoqoftë, opozita s’vie asnjëherë në votime të tilla komisioneve, transmeton klankosova.tv.
”Pra….materiali është parimisht i klasifikuar dhe ka të bëjë me elemente të sekretit shtetëror. Të gjitha këto aspekte, e bënë të palogjikshme në procesin e tij [Komisionin Hetimor], sepse kemi një proces paralel që çfarëdo dyshimi do mund ta trajtojë”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.