Shaqiri: Aktvendimi për verifikimin e mësimit në Gjimnazit „Medreseja Isa Beu“ shënon histori

Në një veprim simbolik dhe të rëndësishëm, Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka shpallur përmbylljen e muajit të Shenjtë të Ramazanit me dorëzimin e Aktvendimit për verifikimin e Gjimnazit „Medreseja Isa Beu“ në Shkup. Ky akt vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe është përshëndetur si zgjidhje e një sfide të kahmotshme që ka prekur komunitetin arsimor.

Duke u takuar me përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqiri ka theksuar rëndësinë e këtij dokumenti si një moment historik për arsimin në vend. Ai ka shprehur urimet e tij për nxënësit dhe ka shprehur besimin se ky hap do të sjellë suksese dhe mbarësi për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj institucioni të rëndësishme arsimore.

Statusi i plotë:

🤩Besoni se nuk ka ndjenjë më të bukur që ta përmbyllim muajin e Shenjtë të Ramazanit duke e dorëzuar Aktvendimin për verifikimin e 🏢Gjimnazit „Medreseja Isa Beu“ në Shkup.
Bashkë me zv. Kryeministrin Artan Grubi dhe zv.ministrin e mbrojtjes Tiron Jajaga ishim në BFI për ta dorëzuar këtë dokument i cili është zgjidhje e një sfide të kahmotshme.
🙌Nxënës të dashur, mendoj që pajtoheni se ky dokument shënon histori, ju uroj suksese dhe mbarësi./Indeks.mk