Nënkryetarja e PDK Vlora Çitaku dhe deputetja Blerta Deliu Kodra kanë thumbuar ashpër ministren e Drejtësisë nga rradhët e VV Albulena Haxhiu për të cilën thonë se vetëm 24 orë nga vrasja e Gjyljetës dhe katër ditë nga vrasja e Eronës, në ditë zie ikën në Maqedoni për fushatë.
Ende pa u varrosë Gjyljeta, Ministrja paska ikë në fushatë në Maqedoni. Sa keq. Sa gjynah, shkruan kështu Çitaku.
Ndërkohë që deputetja Deliu Kodra thotë se në vend që të meret me menaxhimin e task forcës për mbrojtjen e grave, ajo ikën për tubime elektorale.
24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral. Kaq mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo Ministre e kryen detyrën e saj. Kaq mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë, shkruan më tej Deliu Kodra.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=25343376068640435&set=pcb.25343376271973748