Bartësi i listës zgjedhore numër 3 nga “Fronti Europian”, Sulejman Baki pas seancës konstituive të “Frontit” ka shkruar në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se pas përfundimit të seancës kanë biseduar të gjithë liderët për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Shton se fitues i këtyre zgjedhjeve është “Fronti Europian”.
“Së bashku do të arrijmë fitoren më 24 prill dhe 8 maj! Pas përfundimit të seancës, kishim rastin që të bisedojmë me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Si bartës i njësisë zgjedhore 3 të Frontit Europian, sot morëm pjesë në seancën konstituive të frontit tonë që u organizua në Shkup”, ka shkruar bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki.