“Mollë” sherri një vajzë, Apeli lë në burg 4 autorët e vrasjes së Aurelio Dervishit

Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë kërkesën e katër të akuzuarve për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi.

Autorët që akuzohen për ngjarjen Frensi Shehi, Bjorni Shehi, Shaqir Hafuzi, Irhad Ismalaj. Mollë sherri për vrasjet e adoleshentit ishte një 16-vjeçare, e cila ndodhej në një makinë me makinë në momentin kur ndodhi konflikti mes të rinjve.

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, ka ndodhur një konflikt midis dy grupe të rinjsh. Si pasojë e këtij konflikti fizik midis tyre, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale A. D, i cili është qëlluar me mjet prerëse.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Sh. H, B. Sh dhe I. I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 76-25 të Kodi Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H.
3. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.