Ajdini: Në çfarë niveli dëshpërimi duhet të jeshë që të krenohesh se je takuar me Mickoskin

Vazhdojnë reagimet kundër takimit Taravari-Mickoski. I rradhës që ka reaguar është analisti nga Shkupi, Gazmend Ajdini.

Përmes “Facebook”, Ajdini në formë të pyetjes ka thënë se në çfarë niveli dëshpërimi duhet të jetë njeriu që të krenohet se është takuar me një person që është kundër çdo gjëje që ke thënë.

1180x200

Sipas Ajdinit, këtë e dinë më së miri neurologu, duke aluduar këtu në Taravarin që është vet neurolog.