Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, për “punësimin e qindra, ndoshta mijëra shqiptarëve”. Ministrja thotë se nuk ka nënshkruar punësime në baza etnike dhe se një gjë e tillë nuk parashihet sipas planeve vjetore, shton se punësimet në shëndetësi janë bërë te persona që tashmë kanë qenë duke punuar, por pa marrëveshje.
“Planet vjetore për punësime nuk parashikojnë një gjë të tillë. As unë nuk kam nënshkruar në këtë moment pëlqim për punësime në baza etnike, ose aq shumë siç e kam dëgjuar si numër, një gjë e tillë nuk ekziston në këtë moment, ajo që është aktuale normalisht është sektori i shëndetësisë sepse atje kemi edhe më parë njerëz që kanë punuar me marrëveshje, nëse i lëshojnë do të ketë ndërprerje në atë që do të thotë shërbim në vazhdimësi, sepse është specifike veprimtaria, shëndetësi, dhe kjo është diçka të themi që është nënshkruar në këtë periudhë, ata që kanë punuar, mos të keqkuptohemi”, tha Dimitrieska-Koçoska.
