Akuza e rëndë nga Frenkie de Jong: Gjyqtari ishte skandaloz, u ndikua nga madhështia e Messit

Holanda – Argjentina ka përfundon mbrëmë rreth orës 23:00 në fushë, por jashtë fushës duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Akuza nga njëra dhe pala tjetër ka pasur vazhdimisht që nga dita e mbrëmshme, derisa deklaratat nga lojtarët e të dyja taboreve kanë qenë nga më interesantet.

Ankesat më të mëdha kanë qenë në gjyqtarin kryesor të ndeshjes Antonio Mateu Lahoz, i cili ndau hiq më pak se 17 kartonë në këtë sfidë.

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong ka thënë se gjyqtari spanjoll ka ndihmuar shumë Argjentinën në këtë sfidë.

“Sapo përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt fola iu drejtova menjëherë gjyqtarit në lidhje me episodet e ndodhura. Që prej atij momenti ai vërshëlleu vetëm për Argjentinën. U tregua realisht skandaloz”.

De Jong tutje tha se Lahoz u ndikua nga madhështia e Lionel Messit për t’i ndihmuar Argjentinës.

“Unë mendoj se ai e humbi fare në minutat shtesë, madhështia e Leo Messit mund të ketë ndikuar në këtë aspekt”, deklaroi 25-vjeçari.

Por vlen të theksohet se akuza të rënda për Lahoz pas ndeshjes pati edhe Messi, i cili i kërkoi FIFA-s të marrë veprime ndaj tij. /Telegrafi/