Getinjo me deklaratën e radhës: Flamuri i Amerikës nuk ka valëvitur asnjëherë në hënë

Big Brother VIP Kosova po merr vëmendje të madhe ndonëse ka pak ditë që ka nisur transmetimin.

Ndërsa, është reperi i njohur, Getinjo është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të BBVK.

Deklaratat e tij po marrin vëmendjen e publikut dhe teoritë e tij të ndryshme njëkohësisht të çuditshme po komentohen e po bëhen virale në rrjete sociale.

Pasi tha se toka është e rrafshët, diçka për të cilën ai është i bindur dhe më pas beson se arma e zjarrit-kallashi është zbuluar në Kamenicë, ai tani ka folur edhe për arritjen e njerëzimit në hënë.

“Përderisa deri në 10 vitet e fundit njerëzimi e ka besuar se flamuri i Amerikës është valëvitur në hënë, që ka dalë gënjeshtër, nuk është duke valuar atje, nuk ka shanca atje nuk ka ajër, e ti më thu mua se gjeografia e thotë ashtu, e thotë por unë nuk e besoj derisa të ma demantojsh timen 500 përqind”, ka thënë ndër tjera reperi nga Ferizaj.

Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë (e premte) pjesë e shtëpisë së BBVK është bërë edhe Gigliola Haveriku. /Telegrafi/