Ajo është kthyer në një prej emrave më të komentuar në Kampionatin Botëror në Katar 2022.
Tifozja kroate, Ivana Knoll është në fokus në secilën ndeshje që e ka zhvilluar Përfaqësuesja e Kroacisë dhe njëjtë ndodhi edhe mbrëmë (e premte) kur kroatët mposhtën Brazilin për të vazhduar në gjysmëfinale.
E veshur në mënyrë provokuese me ngjyrat e flamurit kroat, influencerja 30 vjeçe bëri tifo nga tribunat për kombëtaren e saj.
E gjithë kjo vëmendje që ka marrë ka bërë që për modelen të shkruajnë mediumet më të mëdha botërore.
Ndërsa së fundmi media kroate Index.hr raportoi se Knoll ka deklaruar se në rast që Kroacia fiton për herë të parë Kupën e Botës ajo do të zhvishej.
Megjithatë këto raportime i ka demantuar vetë Ivana përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Lajm i rremë, nuk do të zhvishem nëse Kroacia e fiton Kupën e Botës”, ka shkruar Knoll.
Theksojmë që fama që po merr gjatë Botërorit ka bërë që tifozja joshëse të fitoi mbi dy milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.