“Orhani, Kryemadhi e Naimi” bashkohen sërish, sjellin projektin humoristik në natën festive të Vitit të Ri

Publiku për shumë vite në listën e artistëve të pëlqyer renditi Fatmir Spahiun, Fatos Kryezin dhe Donat Qosjen.

Ata ishin pjesë e pandashme e ekranit publik për shumë vite.

Edhe pse herë pas here bënë mungesa në ekran, treshja fantastike po pritet me padurim për projektin e ri, shkruan ‘Kosovarja’

Lajmin e bëri të ditur Fatmir Spahiu se ata do të rikthehen me komedinë; “Na atje, ata këtu”.