Reperi i njohur, Majk mbetet ndër artistët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptar.
Ndonëse numëron bashkëpunime të shumta me emra të njohur të estradës, ai së fundmi nuk i ka kursyer as thumbat për disa prej tyre.
I ftuar në emisionin “Zemër Luana”, Majk nuk ka hezituar të iu përgjigjet pyetjeve në lidhje me rap-artistët shqiptar.
Kur u pyet se cili prej ‘artistëve kopjon më shumë, fillimisht reperi hezitoi të përgjigjet megjithatë në fund e tha emrin e reperit nga Shqipëria, Noizy.
Ndërkohë, në pyetjen se cili prej reperëve ‘duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-muzika direkt”, Majk nuk ka hezituar që të thotë emrin e reperit Don Xhon.
Majk përndryshe mbetet aktiv në skenën e muzikës, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Bardhin “Përgjithmonë”.
Përvec tjerash, reperi edhe në këtë periudhë të vitit po vazhdon koncertet dhe performancat muzikore. /Telegrafi/