Nënkryetari i BDI-së, deputeti Arbër Ademi ka njoftuar se pas nënshkrimit të Kontratës sot nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe kryetarit të komunës së Likovës, Erkan Arifi për ndërtimin e sallës sportive në SHF “Rilindja”, nxënësit e dy fshatrave Llojan dhe Vaksincë do të kenë shumë shpejtë kushte më të volitshme për realizimin e aktiviteteve sportive.
Ademi ka potencuar se ndërtimi i kësaj salle, krahas 3 sallave sportive të ndertuara 2 vite më parë, në Opajë, Hotël dhe Mateç e bëjnë komunën e Likovës me një infrastrukturë arsimore që iu ngjanë vendeve evropiane!
Kujtojmë se vetëm brenda 2 viteve gjatë mandatit të Arbër Ademi sa ishte ministër i Arsimit dhe Shkencës janë ndërtuar të paktën nga një sallë sportive në të gjitha komunat me shumicë shqiptare.