Fusioni bërthamor – u realizua ëndrra e shkencëtarëve

SHPRESA PËR BURIME TË REJA TË ENERGJISË PËR KONSUM TË GJËRË

Për herë të parë në histori, shkencëtarët amerikanë në Laboratorin Kombëtar “Loren Livermor” në Kaliforni me sukses kanë krijuar reaksion të fusionit bërthamor që ka rezultuar me sasi të energjisë së re. Siç përcjell CNN, Ministria Amerikane e Energjisë pritet edhe zyrtarisht ta njoftojë opinionin për këtë zbulim shkencor. Shkencëtarët në Evropë menjëherë kanë shprehur dyshimet e tyre – “është prodhuar sasi e energjisë sa për vluar dhjetë enë me ujë”.

Rezultatet e eksperimentit shkencor të kryer në laboratorin në Kaliforni llogariten si hap i madh drejt kërkimit dekadësh për burim të pakufizuar të energjisë së pastër që do të ndihmojë për lënien e lëndëve djegëse fosile.

“Ky është “grali i shenjtë” në energji. Paramendoni një gotë ujë e cila e ngroh shtëpinë tuaj për vite me rradhë, pa mbeturina, lirë dhe në mënyrë të rinovueshme” – tha Bill Veir, raportues për Shkencë, CNN.

Shkencëtarët për vite me rradhë janë përpjekur të krijojnë fusion bërthamor, proces i barabartë me energjinë që e ka Dielli. Kjo ndodh gjatë bashkimit të dy ose më shumë atomeve, në një atom më të madh dhe gjatë këtij procesi çlirohet sasi e madhe e energjisë në formë të nxehtësisë. Shkencëtarët në botë këtë proces e kanë studiuar për vite të tëra, me shpresë se do të kenë sukses në krijimin e energjisë së pakufishme, pa emetime karboni dhe mbeturina bërthamore siç krijohet nga reaktorët aktualë bërthamorë. Por, arritja e shkencëtarëve amerikanë menjëherë ka hasur në dyshime te kolegët e tyre evropianë.

“Energjia e prodhuar është e mjaftueshme për të vluar 10 enë me ujë. Që kjo të kthehet në central elektrik duhet të fitojmë sasi shumë më të madhe të energjisë, dukshëm më shumë– tha Jermy Chittenden, imperial college London.

Shkencëtarët nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Evropa një periudhë të gjatë punojnë në projekte për fusion bërthamor. Tani duhet ta zbulojnë si të prodhohet sasi shumë më e madhe e energjisë në procesin në të cilin kryesisht i përdorin materialet deuterium dhe tritium – izotope të hidrogjenit dhe si të ulen shpenzimet që procesi të mund të bëhet komercial. Në kushte të krizës së thellë energjetike në botë, gara pa dyshim që do të jetë e ashpër. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA