Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me Emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook, tha që janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në veri me “kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit”.
“Besoj se ky angazhim serioz i SHBA-ve do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi. Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep Amerika”, ka shkruar tutje ai.