Ndeshja e basketbollit mes Prishtinës dhe Trepçës e vlefshme për Superkupën e Kosovës u shoqërua me përplasje mes tifozerive.
Dhuna shpërtheu pas përfundimit të pjesës së parë, teksa nga të dyja palët u hodhën sende të forta dhe fishekzjarrë në parket.
Policia e Kosovës, bëri me dije se 4 policë janë lënduar në përpjekje për të ndarë tifozët.
Ndërkohë që kanë filluar edhe hetimet për të identifikuar personat që nxitën aktet e dhunës. Tashmë këshilli disiplinor pritet të marrë masa ndaj tifozerive të dy skuadrave. Ndërkohë që ndeshja përballë dy ekipeve përfundoi me triumfin e Prishtinës.