Republika e Maqedonisë së Veriut do të kryesojë me Kartën e Adriatikut- SHBA (A5) nga 1 janari i vitit 2023

Republika e Maqedonisë së Veriut do të kryesojë me Kartën e Adriatikut- SHBA (A5) nga 1 janari i vitit 2023, duke marrë kështu edhe një rol tjetër përgjegjës në nivel rajonal, paralelisht me kryesimin e OSBE 2023.

“Kjo ambicie e jona ishte tashmë temë diskutimi gjatë Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që u zhvillua në qershor në Uashington. Kemi mbështetjen e partnerëve tanë – SHBA-së për të nisur këtë proces të rivitalizimit të A5, i cili është në funksion të një trajtimi më efikas të vendeve të rajonit me sfidat e sotme”, deklaroi Ministri Osmani gjatë konferencës për media, bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me Kartën së fundmi ka kryesuar Mali i Zi. Karta e Adriatikut ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit, praktikisht të tre vendeve themeluese.

A5 është një forum unik bashkëpunimi i cili përveç vendeve të rajonit përfshin edhe SHBA-në- partner strategjik i yni gjithashtu.