Futbollisti i kombëtares shqiptare Armando Broja ka dalë me barrele nga fusha, pas një dëmtimi të rëndë në gju.
Gjatë miqësores që Chelsea zhvilloi sot ndaj Aston Villa, në Dubai, sulmuesi shqiptar u përplas me qendërmbrojtësin Ezri Konsa dhe më pas u rrëzua në toke. 21 vjeçari doli nga fusha mes dhimbjesh dhe lotësh.
Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa nuk mundi të luajë më shumë se 18 minuta.
Nëse dëmtimi në ligament konfirmohet nga stafi mjkësor sulmuesi kuqezi do duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.