Një video e publikuar në rrjetet sociale, ka shokuar opinionin në SHBA, pasi shfaqet një adoleshent me Sindromën Down në një shkollë në Çikago, ku bulëzohet dhe sulmohet nga nxënësit e tjerë që qeshnin me të.
Prindërve në shkollën e mesme të komunitetit York, i është treguar videoja të dielën që është filmuar të enjten e kaluar, transmeton Telegrafi.
Gorani i jep një “këshillë pa pare” kryeministrit Kurti, thotë se mund ta …
Drejtuesja e distriktit shkollor Elmhurst, Keisha Campbell, ka thënë se janë thellë të “zhgënjyer dhe të prekur nga veprimet e një grupi të vogël të nxënësve”, dhe se drejtoria është zotuar se do t’i vë para drejtësisë përgjegjësit.
Videoja është filmuar nga një nxënës, ku shihet adoleshentit me çantë në krah brenda tualetit i rrethuar nga turma e adoleshentëve. Ky djalosh me nevoja të veçanta shihet duke u përplasur për tokë, derisa turma qeshte dhe vazhdimisht tallej me të.
Ky i ri arrin të ngritet në këmbë dhe të largohet, duke u fshehur brenda kabinës së tualetit e nxënësit e tjerë vazhdonin ta përqeshnin.
“Sjellje të tilla nuk tolerohen, dhe çdo nxënës që vendosë të përfshihet në sjellje të tilla do të përballet me pasojat”, shtoi Campbell.
Shahe Bagdasarian nga zyra e drejtorit të shkollës ka bërë të ditur se me të pranuar informacionin, ekipi menaxhues i shkollës ka filluar hetimet.
“Prindërit janë kontaktuar dhe nxënësit janë intervistuar. Me të përfunduar hetimet nga menaxhmenti, pasojat do të bëhen të ditura për të gjithë personat e përfshirë”, shtoi Bagdasarian.