Edhe pse i mbytur me borxhe dhe pa rroga të shlyera e obligime tjera ndaj punonjësve, Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Tetova – Tetovë, Nuredin Fetahu, i njohur me nofkën “Luli”, ka gjetur kohë të “relaksohet” duke zhvilluar një lojë shahu me “problematikun” e Zhelinës, Blerim Sejdiu, raporton indeks.mk
“Problematiku” sepse, njëjtë sikurse Fetahu, edhe Sejdiu në dorën e tij ka një komunë të mbushur përplot probleme të pazgjidhura.
Nga kjo, del konkluzioni se zyrtarët e Lëvizjes Besa nuk “brengosen” për problemet e qytetarëve dhe se më me rëndësi për ta është “relaksi” se sa problemet e qytetarëve.
Fotografia e realizuar mes Fetahut dhe Sejdiut i ngjason dhe është një kopje e fotografisë së realizuar mes Messit dhe Ronaldos pak javë më pare si reklamë Botërorit në Futboll.
Kjo është edhe një tregues se zyrtarët e kësaj partie nëpërmes “kopjimeve” tentojnë të bien në sy dhe tentojnë që nëpërmes kësaj të marrin nofkat “Messi i Zhelinës” dhe “Ronaldo i Tetovës”, e andej kanë një mal problemesh të pazgjudhura. /indeks.mk/