Tre ish-presidentët e Shqipërisë shpallen “Qytetar Nderi” nga komuna e Drenasit (FOTO)

Tre ish-presidentë të Shqipërisë, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi do të shpallen “Qytetar Nderi” nga Komuna e Drenasit.

Mbledhja solemne filloi ne 11:20 me intonimin e himneve.

Ceremonia po mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, njofton Klan Kosova.

Pjesëmarrës janë edhe përfaqësues nga opozita, si dhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj/Klankosova.tv