Vivien zbulon se në çfarë moshe e ka humbur babain (VIDEO)

Një bisedë në mes të Getinjos dhe Vivien, të cilët e bënë të shtrirë në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova doli të mos ishte edhe aq e gëzueshme.

Kjo pasi që Vivien, rrëfeu historinë e humbjes së babait të saj.

“E kam humbur në moshën tre vjeçe. Ka qenë sëmurë me atë gjëndrën në pankreas ashtu siç ka vdekur Steve Jobs. Sëmundje që nuk ka shpëtim”, ka thënë mes tjerash Vivien.