Binjakët e Genta Ismajlit e festojnë ditëlindjen e parë

15 dhjetori është një datë e veçantë për këngëtaren e njohur Genta Ismajli.

Ajo pikërisht në këtë datë u bë nënë e binjakëve.

E sot Ivy Blue (vajza) dhe Icon, e festojnë ditëlindjen e parë.

Këngëtarja kosovare ka bërë një dedikim prekës me këtë rast.

“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjera që do të vijnë! E di që do të na mbushni me aq lumturi sa keni, gjithmonë, kështu urime ditëlindjen”, ka thënë Ismajli.

“Nuk mund ta besojmë që ju tashmë jeni një! Paçi një ditë të gëzueshme si gjithmonë dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër dhe një falënderim i veçantë gjithashtu”, shtoi ajo.

Genta Ismajli, është martuar me biznesmenin turk Huseyin Usta.