“Jam mirënjohëse që u putha me një grua, s’do ta dija kurrë se sa ndjenjë e mirë është”, thotë Rebel Wilson

Aktorja e famshme Rebel Wilson ka treguar historinë se si një puthje me një grua tjetër, i ka ndryshuar jetën.

Ylli i filmit “Pitch Perfect” ka thënë se ishte pikërisht kjo dashuri që e bëri atë të reflektojë mbi jetën seksuale.

“Unë kurrë nuk kisha puthur një grua më parë, kështu që mendova, ‘O Zot, si do të shkojë kjo?’. Nuk e di pse e thashë, por ndjeva se mund të funksiononte. Unë kisha pasur një marrëdhënie me një grua më parë, jo një marrëdhënie seksuale dhe ne as nuk ishim puthur. Më pas doli puthja me Charlotte. Nëse nuk do të kisha pasur përvojën me Charlotte ose përvojën me gruan tjetër, nuk e di nëse do ta kisha takuar Ramonën. Ato përvoja ma hapën zemrën ndaj kësaj mundësie. Unë u jam mirënjohëse. Aty ndryshoi plotësisht jetën time të dashurisë” ka thëne Wilson.