Maroku shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë afrikane që kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.
Pas Spanjës, ata eleminuan në çerekfinale Portugalinë favorite duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
Suksesi 1-0 u sigurua falë një goli me kokë në funsin e pjesës së parë nga El Nesiri.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale në pjesën e dytë dhe aktivizimit edhe të Ronaldos dhe Leaos, luzitanët nuk mundën të barazonin.
Ronaldo u largua në lot drejt dhomave të zhveshjes.
Ndërsa maroku, në gjysmëfinale do të presë fituesen e çiftit Angli-Francë.