Të dielë finalja Argjentinë-Francë/ Masha tregon skuadrën: Ja kush dua ta fitojë Kupën e Botës

Moderatorja e Studio Sport Vilma Masha ka folur për magjinë e botërorit, ku finalja e madhe do të mbahet mes Francës dhe Argjentinës.

 

E ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, Masha tha se do dëshironte që kampionatin ta fitonte Argjentina dhe Leonel Mesi.

 

Por duke iu referar Francës, deklaroi se ka jo vetëm një ekip me lojtarë shumë të mirë, por edhe trajner të shkëlqyer.

 

Sipas saj, Argjentina do kenë vëshirësi përballë “Gjelave”, ndërsa thekson edhe faktin që Mbappe fizikisht është më i fortë se Mesi.

 

Të gjithë dëshirojnë të shohin një finale të madhe dhe yjet e mëdha. Nëse do ishte Maroku ose Kroacia, do ishte i lehtë që të mbante Argjentinën arbitri, por me Francën vështirë. Uroj të jetë një finale e drejtë. Unë personalisht dua që të fitojë Argjentina dhe kupën ta marrë Mesi.

 

Për Mesin, Ronaldon dhe Modriç do të jetë kampionati i fundit.

 

Unë mendoj që një lojtar i mirë është kur i ka të gjitha trifetë në vitrinë, por nuk e zbeh magjinë e Mesit dhe Ronaldos kampionati.

 

Shoh një Francë të fortë dhe një trajner të jashtëzakonshëm. Ekipi ka disa yje, nuk është vetëm Mbappe. Ai është më i fortë se Mesi. Mesi nuk është në shkëlqimin e tij.

 

Në kulmin e suksesit, çdo kush duhet të largohet. Kampionati i fundit për Ronaldon dhe Mesin është vendimi i duhur”, tha Vilma Masha.