Pas gjashtë viteve mund dhe sakrificë, me mentorim nga prof.Dr. Jovev dhe komision nga prof.Dr. Putnik dhe prof.Dr. Çolançevski gjatë operacionit “Aorta Valvula”në katedrën e Kardiokirurgjisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, Dr. Kujtim Xhelili mori titullin Specialist i Kardiokirurgjisë.
Kujtimi nga tani do të jetë Kardiokirurgu i parë shqiptar e Kardiokirugjisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.
Kujtim Xhelili është nga fshati Përshefcë i Tetovës, rrjedh nga një familje e njorur mjekësh në atë anë. Babai i tij Agim Xhelili, mjek i njohur i rrethit të Tetovës ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2002-2006.
Kujtim Xhelili studimet i ka kryer në Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, ku edhe i ka vazhduar studimet specialistike ku ka asistuar në shumë operacione komplekse. Fokuset kryesore shkencore të tij janë ndërhyrja kirurgjike në valvulën mitrale dhe të aortës, trajtimi kirurgjik i insuficiencës së zemrës, çrregullimet ritmike të zemrës etj.
Kujtimi kishte asistuar edhe në opreacionin e parë të transplantit të zemrës në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu një mbështetje të parezervë në të gjitha aspektet për arritjet e tij ka pasur edhe nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Omer Xhemaili, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.