Vite pas vjedhjes, gjenden bizhuteritë historike gjermane

 

Policia gjermane ka deklaruar se ka mundur të rikthejë një koleksion bizhuterish të çmuara me vlerë 113 milionë Euro, të vjedhura në vitin 2019.

Autoritetet i kthyen 31 objekte muzeut Green Vault, të cilat u siguruan në një operacion gjatë natës në Berlin, shkruan “BBC”. Sendet u gjetën pas bisedimeve me avokatët e 6 burrave të akuzuar për vjedhjen e tyre.

Mes objekteve ndodhen një yll i dekoruar me diamante dhe një zbukurim për kapelen e mbushur me gurë të çmuar. Hajdutët i vodhën thesaret nga një pjesë e koleksionit të krijuar në vitin 1723 nga Mbreti Augustus II. Ato ndodheshin në një kasafortë në momentin e vjedhjes.

Të gjitha sendet do të ekzaminohen nga specialistët për të provuar vërtetësinë e tyre. megjithatë, nuk janë gjetur të gjitha pjesët. Një spaletë që mban një gur të çmuar të quajtur Diamanti i Bardhë i Dresdenit nuk dihet ende ku ndodhet.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi mnëyrën si u gjetën objektet. Gjyqi ndaj hajdutëve,i cili ka nisur  në muajin Janar, do të rifillojë të martën./tvklan.al