Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se atje sot ishin të përfshirë edhe grupi Wagner, i cili sipas tij ishte i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës”.
“Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.