Pas alarmimit të rastit të Kurtish Imerit – punonjës në Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetovë” në Indeks.mk, se i ka këputur dy gishtat e dorës në vendin e punës dhe është detyruar që të nënshkruajë një dokument se rasti i kobshëm për të ka ndodhur në shtëpinë e tij, atij i janë shtuar presionet nga persona të panjohur për redaksinë tonë, mbase për Kurtishin të njohur, se do të largohet nga puna, edhe pse ai ka vendim të përhershëm.
“Më erdhën disa persona në shtëpi dhe më thanë se pse ke dalë në media do të largojmë nga puna. Kjo ka ndodhur edhe në prezencë të vëllait tim”, deklaroi Imeri për Indeks.mk
Të përkujtojmë se rasti i Kurtish Imerit ka ndodhur me 5 tetor të këtij, në ora 1.30 pas mesnate. Ja edhe një herë pjesa e rrëfimit që i ka revoltuar aktivistët e Lëvizjes Besa:
“Më 5 tetor kjo më ka ndodhur në orar të punës në ora 1.30 pas mesnate. Në spital me kanë dërguar me veturë private, jo me Ndihmën e Shpejtë. Shefat e mi deri në muajin nëntor nuk janë interesuar fare për gjendjen time. Madje një person më është kërcënuar se nëse flas për rastin, do ta humbë vendimin e punës. Tash te Ndërmarrja Komunale Publike në Tetovë janë bërë të gjithë persona partiakë, edhe ai që punon me lopatë, nëse nuk është partiak, nuk mund të punojë në këtë ndërmarrje. Më vjen inati pse nuk e kam paraqitur rastin në polici, madje edhe disa dokumente në Shkup m’i kanë humbur. Kam pasur kërcënime, më kanë thënë mos angazho avokat se do mbetesh pa punë edhe pa gjithçka”.
Ai për indeks.mk pat rrëfyer se si përgjegjësit e tij e kanë detyruar të nënshkruajë një dokument me të cilin dëshmohet se rasti i tij nuk ka ndodhur në vendin e punës, por në shtëpi.
“Më dhanë një letër ta nënshkruaj, unë nuk di as të shkruaj as të lexoj. Më tha njëri ta kanë bërë letrën që je lënduar në shtëpi jo në punë. Unë tash me këtë gjendje të dorës që jam nuk jam në gjendje asgjë të punoj, vetëm me një fshesë pa bisht mund të fshijë. Kjo s’ka logjikë!”, shprehet i mllefosur Kurtish Imeri.
Këshilltari i BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha, këto këëcënime i kishe quajtur si akte shumë të shëmtuara, që flasin për mënyrën se funksionon Lëvizja Besa.
https://indeks.mk/wp-content/uploads/2022/12/clideo_editor_7ead60d4cd3f43548f0ac6cd37b916d3.mp4?_=1