Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva

U arrestua në Shqipëri e dyshuar për spiunazh

Rusia i ka kërkuar Shqipërisë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në Gusht në uzinën e armëve në Gramsh për dyshimet e spiunazhit.

Rusia gjithashtu pretendon se ka një çështje hetimore për Timofoeva-n për mbledhje të të dhënave sensitive. Lajmi që shtetasja ruse ishte në kërkim dhe në vendlindjen e saj, u raportua disa ditë pasi arrestimit të saj në Shqipëri.

Kërkesa e autoriteteve ruse është aktualisht në dorën e Prokurorisë së Elbasanit, e cila ende nuk e ka dorëzuar atë në gjykatë.

Tv Klan