Shota, Gjoni e Stresi kanë folur pak për grupet e mundshme të krijuara brenda shtëpisë.
Shota aludoi se Juli me Bekën janë grup, gjë të cilën nuk e mohuan as Lugati e Stresi.
Ajo tha se edhe këta të tre janë grup, por duke e tërhequr më pas fjalën, me arsyetimin se vetëm e përkrahin më shumë njëri-tjetrin. Edhe Gjoni tha se s’janë grup, duke theksuar se grupi s’bëhet me tre veta.
Për Artanin thanë se rri me të gjithë edhe për Gresën njëjtë, veçse për modelen thanë se kohëve të fundit vërehet se është afruar më shumë me Andin.
Artën e Edonin i futën në një grup, me arsyetimin se njihen nga jashtë. Edhe Vivienin e Getinjon i futën në një grup, duke qenë se para disa ditësh nisur romanca në mes tyre.