Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, MC Beka dhe Edoni, duket se po e kanë të vështirë ta gjejnë gjuhën e përbashkët.
Dyshja, kanë folur të tensionuar edhe gjatë natës së sotme, teksa Edoni e ka akuzuar MC Bekën për humbjen e provës së ditës si dhe ka shtuar se “ai po e injoron duke mos e lënë të shprehet”.
“Kam nevojë me bisedu me ty edhe qe tri herë nuk po e merr parasysh. Edhe ma herët këtu kur kemi fol për Turqinë, t’i ke dal tek Mbreti Arturos , ke dalë tek diçka krejt tjetër, për me u mundu me më qitë si një person ‘që si nuk e njeh’”, i ka thënë Edoni, MC Bekës.