Gripi i shpendëve ‘godet’ Evropën, mbi 50 milionë zogj janë therur në 37 vende

Europa po përjeton gripin më shkatërrues të shpendëve të regjistruar ndonjëherë në Kontinentin e Vjetër për më shumë se një vit, pasi rreth 50 milionë zogj janë therur në fermat ku u zbulua virusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore nga tetori 2021 deri në shtator 2022 Evropa po goditet nga gripi i rëndë i shpendëve. Sipas raportit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore , Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Laboratorit Komunitar të Influencës Aviane, 37 vende janë prekur dhe 2500 raste janë identifikuar në fermat e shpendëve.

Humbjet në pula, rosa apo gjela në fermat e shpendëve janë në fakt më të larta pasi numri i 50 milionë zogjve të therur nuk përfshin therjet për arsye parandaluese rreth rasteve të sëmundjes.

EFSA thekson se virusi nuk u zhduk as në verë. Dhe kur erdhi vjeshta, epidemia u përkeqësua në krahasim me vitin e kaluar, me raste të regjistruara në më shumë se 35% të fermave të shpendëve.

Virusi është zbuluar gjithashtu më shumë se 600 herë te shpendët e egër, veçanërisht te shpendët e ujit (rosat, mjellmat).

Me kërkesë të Komisionit Evropian, EFSA po shqyrton disponueshmërinë e vaksinave për HPAI dhe po studion strategjitë e mundshme të vaksinimit”, shtohet në deklaratë.

Rezultatet e këtij studimi, që priten me padurim nga mbarështuesit, do të shpallen në gjysmën e dytë të vitit 2023./tvklan.al