Grubi: Si vend anëtar në NATO, krijojmë kushte më të mira dhe moderne për ushtarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka ndarë me opinionin informacionin se është miratuar Ligji për Shërbim në Ushtri, ligj ky i cili siguron një sërë kushtesh më të mira për pjestarët e ushtrisë.

Grubi duke sqaruar vendimet e miratura shton se si qeveri çmojnë kapitalin njerëzor, ndaj me këtë miratim krijohen kushte më të mira dhe moderne për pjestarët e ushtrisë.

Njoftimi i plotë:

Një sfidë e vërtetë gjatë këtij viti ishte miratimi i Ligjit për Shërbim në Ushtri, i cili është dakorduar me të katër sindikatat, sepse çmojmë kapitalin njerëzor.
Si vend anëtar i NATO-s, pjesëtarët e ushtrisë meritojnë kushte më të mira, mbështetje dinjitoze dhe pajisje moderne ushtarake.
Çka përfituan ushtarët me Ligjin e ri të miratuar gjatë këtij viti?
Pagesë 100% të pushimit mjekësor
Kushte të volitshme për bursa për fushat vakante
Të drejtën e pagesës së banimit
Pensionim me 40 vite përvojë pune, 38 për femrat pavarësisht moshës
Pagesë për lëvizje nga puna si 45 vjeçarë, 1000 euro për secilin vit në shërbim.