Peja është qytet që rrethohet nga bjeshkët, dhe si i tillë gjithnjë është më i rrezikuar nga reshjet.
Madje hiç më larg se javën e shkuar uji mori krejt qendrën e qytetit, njofton Klan Kosova.
Nga komuna thonë problemi që erdhi nga Kanali i Çokolicës u ndihmua nga faktori njeri që kanë vendosur terrasa metalike mbi shtratin e lumit.
Që kjo situatë të mos përsëritet drejtoria komunale ka nis punimet në terren me pastrimin e shtratit të lumit dhe ndërtimin e disa mureve.
Konstruksionet e hekurit opozita lokale po vlerëson se është dashur t’i largojë inspektorati komunal.
Operatorët përgjatë kanalit, Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka obliguar që t’i ngrisin terrasat në të kundërtën ato do t’u largohen nga komuna.