Rep artisti Snoop Dogg ka pyetur fansat me anë të votimeve – “ Se a do donin që ai të ishte drejtues i Twitter?”.
Artisti me famë botërore kishte marrë 81% përgjigje pro dhe 19% kundër, prej gjithsej 20.8 milionë ndjekësve të tij në Twitter, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i hitit “Who am I” ka marrë plot 3.4 milionë votime nga ndjekësit e tij, ndërsa Elon Musk e kishte kthyer në trend duke e bërë të njëjtën gjë.
Në një votim të Musk, ai kishte pyetur se – “A do të duhej të jap dorëheqje si kreu i Twitter”, ndërsa pati thënë se “i është përmbajtur rezultateve të sondazhit”.
Dhe prej mbi 17 milionë votuesve 57% prej tyre ishin pro që ai të jap dorëheqje. Gjithsesi, nuk dihet se a do të veproj kështu, por e rëndësishme që Musk e ka marrë përgjigjen nga përdoruesit e Twitter.