Janë tri motra që e kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut prej shumë vitesh.
Padyshim që ylli i madh i familjes është Adelina Ismaili, këngëtarja ikonike dhe e guximshme, që vitet e fundit është tërhequr nga muzika dhe është e përkushtuar ndaj familjes dhe emisionit të saj televiziv.
Njëjtë ka vepruar edhe Zanfina, e cila i ka thënë lamtumirë fushës që e bëri të njohur atë.
Ndërkohë, Ema nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për famë dhe jetë publike.
Ndonëse gjithmonë krah motrave duke i ndihmuar ato në paraqitje skenike, Ema nuk e zgjodhi showbiznesin, edhe pse ka të kryer shkollim muzikor për violinë.
Ema e mban shumë larg mediave jetën e saj private.
Ndonëse e martuar tashmë me një afarist nga Prishtina, ajo pothuajse asnjëherë nuk eksopozon asgjë nga jeta e saj private.
Në profilin e saj në Instagram mund të gjesh vetëm fotografi më motrat e saja, e së fundmi bukuroshet Ismaili kanë pozuar bashkë në festën e ditëlindjes së Adelinës, e cila para pak ditësh festoi 43 vjetorin.