Meteorologu Sllavço Popovski thotë se gjatë kësaj jave moti do të jetë stabil dhe i thatë, pa reshje të borës dhe me periudha me diell.
“Gjatë mëngjeseve temperaturat do të jenë gati gjithkund nën zero gradë celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten.
Temperaturat minimale do të bien nga -5 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 4 deri 11 gradë celsius”, thotë Popovski.
Ai shton se gjatë mbrëmjes së vitit të ri nuk priten reshje të shiut dhe do të ketë temperatura jo të ftohta.