Siç njoftojnë nga MPB, SPB Shkup sot do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.
“Më 20 dhe 21 dhjetor, në vizitë në Maqedoninë e Veriut do të arrijë delegacioni i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Turqisë”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se SPB do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit dhe bëjnë thirrje që të respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë.