Ish roja në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Hysni Gashi, u bë kryefjalë në mediat vendore gjatë javës së shkuar, pasi u raportua se disa studente janë shprehur të shqetësuara nga prania e tij brenda hapësirave të konviktit.
Gashi i cili si rezultat i denoncimit u suspendua nga puna, dyshohet se së fundi ka vendosur t’i qërojë hesapet me vajzën e cila raportoi rastin.
Burimet bëjnë me dije se 48-vjeçari është denoncuar nga studentja, V.D., e cila ka deklaruar se Gashi ka publikuar në rrjete sociale bisedat mes tyre dhe të njëjtën e ka fyer dhe kanosur me fjalë të rënda.
BB MediaBB MediaBB Media
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj Gashit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Ngacmim’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Sinjali