Britney Spears nuk është e zhdukur, në telashe apo e vdekur, siç mund të sugjerojnë teoritë në rritje të fansave të saj – në fakt, është krejt e kundërta, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Fansat e Britneyt kanë qenë në gatishmëri të lartë në javët e fundit, duke monitoruar postimet e saj në rrjetet sociale dhe madje edhe lëvizjen e anëtarëve të familjes së saj në të gjithë vendin. Ekziston gjithashtu shqetësimi se dikush ka marrë përsipër Instagramin e Britney-t pasi fansat besojnë se ai person po poston vetëm përmbajtje të vjetër.
Britney madje u tha fansave të saj se po udhëtonte për në New York, gjë e cila ngriti “flamuj të kuq” kur nuk kishte foto paparacësh nga vizita e saj e supozuar atje.
Burime pranë këngëtares na thonë se ajo vetëm tha se do të shkonte në NYC për t’i larguar njerëzit, por ajo dhe i shoqi i saj Sam Asghari ishin në fakt duke pushuar në Meksikë.
TMZ shton se burimet e tyre thonë që videoja e dushit e postuar në llogarinë e Instagramit të Britney javën e kaluar është xhiruar në Meksikë dhe nuk ishte përmbajtje e vjetër apo e ricikluar.
Fansat gjithashtu u shqetësuan kur të dy prindërit e Britneyt mbërritën në Los Anxhelos javën e kaluar – duke pyetur veten nëse ndoshta kishte ndodhur diçka me këngëtaren.