Ekspert i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, vlerëson se për situatën e krijuar në veri nuk ka zgjidhje ushtarake e as policore.
Kajtazi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se Qeveria e Kosovës duhet të punojë dhe të gjej zgjidhjen politike në Washington dhe në Bruksel, njofton Klankosova.tv.
“Në radhë të parë për veriun nuk ka zgjidhje as ushtarake as policore, zgjidhja është politike. Qeveria e Kosovës duhet t’i ndezë të gjithë motorët që të gjejë një zgjidhje politike e cila gjendet në Uashington dhe Bruksel”.
“Këto dy qendra ndikojnë që të hiqen barrikadat dhe gjendja në veri të kthehet në normalitet. Përndryshe nëse nuk kemi një përkushtim në këtë drejtim, situata do të vazhdojë që të përkeqësohet” tha Kajtazi.