“Kemi ndarë 1 milion euro për Spitalin e Kërçovës”, Grubi në komunikim direkt me qytetarët

Në vazhdën e shumë aktiviteteve të përditshme, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka zgjedhur mënyrën që të diskutojë direkt edhe me qytetarët.

Këtë kontakt Grubi e bën nëpërmes rrjeteve sociale ku u kthen përgjigje qytetarëve për premtimet të cilat i ka bërë vetë Grubi dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, njofton indeks.mk

Në këtë formë ai i është përgjigjur mbrëmë Ashem Rikës nga Kërçova i cili pyeti zv.kryeministrin e parë lidhur me spitalin e Kërçovës.

“Kemi ndarë 1 milion euro shtesë për spitalin e Kërçovës”, ka shkruar Grubi

Kjo nuk është hera e parë që Grubi kontakton në mënyrë direkte me qytetarët, një gjë të tillë zëvendëskryeministri i parë din ta bëj shpesh dhe e ka bërë edhe në të kaluarën.