Aktori Brad Pitt dhe influencerja Ines de Ramon duket se zyrtarisht kanë nisur romancën e tyre, ndërsa kjo u zbulua pas festës së ditëlindjes së yllit të filmit “Mr and Mrs. Smith”.
Fituesi i Oskarit, 59 vjeç Brad dhe ish-i 29-vjeçar i Paul Wesley-t, të cilët u panë duke qeshur dhe përqafuar në festën e ditëlindjes së yllit të Hollivudit, thuhet se po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa lidhja e tyre po shkon duke u perfeksionuar, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
“Brad dhe Ines janë zyrtarisht në lidhje tani, ata me të vërtetë gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë një kohë të mirë në fazat e hershme të një lidhjeje të re, por ende po njihen me njëri-tjetrin”, tha një burim.
Në anën tjetër, ndarja e Brad Pitt me Angelina Jolie ka qenë e ashpër, pasi dyshja po luftojnë akoma për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sipërmarrjet e biznesit.