Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka informuar opinionin përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook se në seancën e sotshme qeveritare janë miratur mjete për rikonstruimin e sallës sportive Jançica në qytetin e Kërçovës.
Grubi potencon se projektet kapitale për qytetarët janë në fokus të kësaj qeverie, ndaj shuma e miratuar për këtë investim është 30 milion denarë.
Njoftimi i plotë:
Në seancën e sotme të Qeverisë vendosëm që të ndajmë 30 milionë denarë për rikonstruimin e sallës sportive Jançica në komunën e Kërçovës.
Ky projekt kapital do të materializohet si pjesë e programit për mbështetje të projekteve në pushtetin lokal nëpërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport.
Projektet kapitale për qytetarët i kemi vënë në fokus të parë me qëllim që gjeneratat e reja të kenë një jetë sa më cilësore.