Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka mbajtur sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut fjalimin tradicional të fundvitit.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se viti që po e lëmë pas ishte vit i arritjeve të shumëta, mirëpo edhe i sfidave të rëndësishmë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Njoftimi i plotë:
“Ndoqëm sot fjalimin tradicional të fundvitit në Kuvend nga Presidenti Pendarovski.
Rikujtuam bashkë ngjarjet dhe arritjet e vitit që po lëmë pas, duke mos anashkaluar edhe rëndësinë e sfidave që kemi para nesh në misionin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Grubi.
Kujtojmë se Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.