Bekteshi: Makpetrol dëshiron përgjithmonë të jetë monopol në treg, kjo nuk do të ndodhë

Kompania Makpetrol është informuar për negociatat e zhvilluara nga shteti përmes GA-MA me Bulgartransgaz me qëllim të stabilizimit të tregut të furnizimit me gaz. Makpetrol tash e 21 vjet ka monopolin e furnizimit me gaz në vend, por koha e monopoleve ka mbaruar, ne po avokohemi për liberalizimin e tregut, përfshirë tregun e gazit natyror, siç bëjmë në sektorët e tjerë, ka thënë Ministri i Ekonomisë, Bekteshi në Lajmet e Sitelit.

Ministri tha se të gjitha konsultimet kanë përfunduar dhe ne si shtet po i realizojmë të gjitha obligimet që kemi marrë nga Komuniteti i Energjetik dhe nëse nuk do të merrej një vendim i tillë, siç tha ministri, shteti mund të ishte në një situatë të varësisë së plotë nga Rusia.

“Me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë nga Bashkimi Evropian, me punën e mundimshme të NER dhe GA-MA, arritëm të çlirojmë kapacitetet e gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili ishte marrë plotësisht me qira nga Gazprom, ku tregu do të e hapet dhe sipas çmimeve konkurruese, që është sipas cilësisë, kush është më i mirë do të mund të furnizojë me gaz konsumatorët në vendin tonë”, tha Bekteshi.

Ministri tha se përfaqësuesit e Makpetrol kanë pasur takime me institucionet kompetente, ku janë diskutuar për të gjitha kushtet e parapara për kontratën e GA-MA-s dhe gazit Bulgartansgaz dhe nuk ka pasur vërejtje, dhe ato vërejtje që kanë pasur janë sqaruar dhe sot pa asnjë njoftim paraprak, ata kanë dorëzuar një deklaratë ku njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me gaz në vend.

“Tashmë jemi duke diskutuar opsione të ndryshme me të gjitha institucionet kompetente dhe ndoshta do të gjendet një zgjidhje, por për mendimin tim kjo sjellje krejtësisht e papërgjegjshme e kompanisë Makpetrol dhe fatkeqësisht mendoj se mund të ketë forca të jashtme që ndikojnë në vendime të tilla, por ne jemi vend demokratik ne kemi ligje dhe do të veprojmë sipas ligjeve dhe nuk do të lëmë askënd të jetë mbi shtetin”, tha Bekteshi.

Ministri informoi se në konsultim me kryeministrin Kovaçevski i është dhënë detyra që të miratohet ligji që do të rregullonte sjelljen e kompanive strategjike në vend, veçanërisht në kohë krize, sipas shembullit të Gjermanisë dhe Italisë, dhe se për këtë zgjidhje ligjore ai pret mbështetje nga deputetët.

“Sa i përket ngrohjes termike në EMV, tashmë kanë ardhur oferta nga furnizues të tjerë të gazit natyror, sipas informacioneve që kam nga GA-MA dhe nga NER, kapacitetet nga pala bullgare tashmë janë marrë me qira nga furnizues të caktuar, dhe do të shpallet edhe një thirrje publike për furnizim me gaz”, tha ministri.

Lidhur me çmimet e energjisë elektrike nga 1 janari, ministri përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë rritje të çmimeve për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, madje ka mundësi që të ketë ulje.

Lidhur me çmimet e produkteve ushqimore bazë, të cilat pritet të ulen pasi kompanitë nga sektori ushqimor filluan të furnizohen me energji elektrike të subvencionuar nga shteti nga 1 janari, ministri tha se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren, por shqyrtohet aplikimi i një tatimi të ri mbi fitimin në sektorët që kanë pasur fitime të mëdha në kohë krize.